Prindërit e Martin Canit letër ambasadës së SHBA dhe institucioneve shqiptare: Vrasje e dytë, po tentohet të shpëtohen fajtorët

Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pak kohë më parë në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli”, i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

Letra e familjes Cani, i është drejtuar edhe institucioneve shqiptare, presidentit, kryeministrit dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej institucion i sigurt i shtetit shqiptar. Ka tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të shpëtuar fajtorët.

Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit”, thuhet mes të tjerash në letër.


Shtuar 17.12.2024 13:50