Tërmet i fortë pranë Australisë, publikohen momentet e frikshme të lëkundjeve sizmike (VIDEO)

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 ballë është regjistruar në Vanuatu, pranë Australisë, duke dëmtuar ndërtesa dhe infrastrukturën.

Tërmeti ka ndodhur me një thellësi prej 57.1 km, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkalla e dëmeve është akoma e paqartë, ndërsa nuk hidhet poshtë mundësia që të ketë edhe të vdekur.

Autoritetet kanë dhënë alarmin për cunami, në disa pjesë të vendit ishullor. Por më pas u tha se kërcënimi ka kaluar.

Pamjet në internet tregojnë ndërtesa të shembura, makina të dëmtuara e mobilje që rrëzohen nëpër banesa.

Ndërtesa shumëkatëshe u shembën në Port Vila, energjia elektrike, si dhe uji është ndërprerë.

 


Shtuar 17.12.2024 08:30