Juve ka harruar se si fitohet në kampionat. Në ndeshjen e javës së 16-të të Serisë A, skuadra e Thiago Motta-s nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj skuadrës së Venezias dhe regjistroi barazimin e katërt radhazi.
Në Allianz Stadium në pjesën e parë Gatti (19′) zhbllokoi sfidën duke devijuar goditjen me kokë të Thuram.
Në pjesën e dytë u anulua një gol Yildiz.
Në vazhdim, Ellertsson (61′) dhe Idzes (83′) përmbysën rezultatin, ndërsa Vlahovic (95′) shpëtoi bardhezinjtë nga pika e penalltisë.