Argita Malltezi në drejtimin e PD? Sali Berisha habit me përgjigjen e tij

Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të marrë drejtimin e PD, por tha se nëse ajo vendos të bëhet pjesë e politikes, nuk do të thotë se ai do t’ia hapë dyert. Procedura – tha Berisha- do jetë njësoj si për të gjithë të tjerët.
Sali Berisha tha se vajza e tij nuk i ka shprehur ndonjë dëshirë, duke thënë se ajo vetë ka zgjidhur të vazhdojë jetën e saj.

“Unë kurrë nuk kam bërë lojë të dyfishtë. Vajza ime është një vajzë e shkolluar, që studente ka qenë në politike. Ajo ka bindjet e veta politike dhe merr vendimet vetë. Nëse vajza ime vendos të hyjë në politike kjo nuk do të ndodhë se unë do t’ja hap dyert, do ketë procedurën njësoj si demokratët e tjerë. Por unë nuk e ndaloj. Me mua nuk ka shprehur dëshirë. Ajo është aktive në politike, por ka gjykuar që të vazhdojë jetën e saj”, tha Berisha në Opinion.

I pyetur nëse e shikon Argitën si drejtuese të mirë të PD, Sali Berisha u përgjigj: “Duhet provuar, por a ka ajo formimin politik? Po e ka.

Më tej Berisha e konsideroi normale faktin që ajo mund të kishte mbajtur një qëndrim të kundërt nga ai: “Ajo nuk është distancuar nga qëndrimet e të atit. Mund të ishte distancuar. Është normale”


Shtuar 12.12.2024 22:57

Tags: , ,