Simbol i bukurisë dhe luksit, kush është gruaja e Bashar Al Assad e njohur si “Trëndafili i shkretëtirës”

Asma al-Assad, 49 vjeç bashkëshortja e presidentit sirian Bashar al-Assad, është një figurë e njohur ndërkombëtarisht, e cila ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e jetesës dhe angazhimin e saj. E njohur ndryshe edhe si “Trëndafili i shkretëtirës”, ajo lindi më 11 gusht 1975 në Londër, Britani e Madhe, dhe është e bija e një familjeje të njohur siriane që jetonte në Perëndim.

Babai i saj, Fawaz Akhras, është një kardiolog i shquar, nëna Sahar Akhras ka punuar si diplomate në ambasadën siriane në Londër.

Asma ka studiuar ekonomi dhe informatike në Universitetin e Londrës dhe ka punuar në financa dhe teknologji para se të martohej me Bashar al-Assad në vitin 2000.

Pas martesës në vitin 2000, Asma al-Assad u bë Zonja e Parë e Sirisë. Fillimisht perceptohej si moderne dhe progresive, por imazhi i tyre ndryshoi në mënyrë dramatike me fillimin e luftës civile siriane. Ndërsa regjimi terrorizoi njerëzit me bomba fuçi dhe gaz helmues, ajo shijonte jetën luksoze.

Asma gjithashtu është quajtur “Trëndafili i shkretëtirës” për shkak të estetikës së saj të rafinuar dhe për rolin e saj të ngjashëm me një figurë që ndrin në një mjedis të ashpër dhe të pasigurt.

Në vitin 2018 u njoftua se Asma al-Assad kishte kancer të gjirit. Ajo iu nënshtrua trajtimit, më vonë u shfaq përsëri në publik dhe i qëndroi gjithmonë besnike burrit të saj të fiksuar pas pushtetit.

Ajo ka qenë një mbështetje e fortë për burri i saj dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete publike që promovojnë regjimin.


Shtuar 9.12.2024 16:31