Agjentët e SPAK kontrolle në shtëpinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj në Hamburg

Këtë të premte, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se agjentët e BKH, shkuan në orët e para të mëngjesit në banesën ku jeton kryebashkiaku, por ende nuk dihen detajet.

Kujtojmë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen “5D”, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.

Në muajin maj ndaj Veliajt ka filluar procedimi penal dhe se SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna Shqiponjë Veliaj.

Më 30 prill, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorisë së Posaçme, ku për rreth 8 orë dëshmoi për aferën e inceneratorëve.

Veliaj theksoi për mediat se ishte në SPAK si bashkëpunëtor dhe se gjatë marrjes në pyetje ishte ezauruar plotësisht çështja e inceneratorëve.

Veliaj ne Gjerrmani, takim me kryebashkiakun e hamburgut, Tschentscher

Ndërkohë që agjentët kanë shkuar në banesën e kryetarit të Bashkisë, mësohet se ai nuk ndodhej aty, pasi është në një vizitë dy ditore në Hamburg të Gjermanisë, ku po zhvillon takim me kryebashkiakun e hamburgut, Peter  Tschentscher.

Ai është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher. Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane.

Gjatë ditës së sotme, ai do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

 


Shtuar 6.12.2024 11:40