Agjentët e BKH kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt (VIDEO)

Këtë të premte rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, me urdhër të SPAK,  oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë kontrolluar në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

5 oficerë të BKH-së, me mandate kontrolli, kanë ushtruar kontroll në banesën e Veliajt, por janë përballur me një situatë të pazakontë, pasi kryebashkiaku apo familjarë të tij, nuk kanë pranuar t’u hapin derën për kontroll.

Vetëm pas mbi 1 orë pritje, oficerët e BKH janë futur për kontroll në banesën e kryebashkiakut, ku ndodhen edhe aktualisht.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, aferën “5D”, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen./ Syri Tv

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Syri TV (@syri.tv)


Shtuar 6.12.2024 10:44