Broja debuton me Evertonin, trajneri Dyche: Ka punuar fort, e meritonte aktivizimin

Pritja mori fund. Armando Broja bëri mbrëmjen e djeshme debutimin e tij me skuadrën e Evertonit.

Sulmuesi shqiptar u hodh në fushë në minutën e 81-të të sfidës kundër Wolves, që u fitua me rezultatin 4-0 nga skuadra e tij. Ndonëse nuk shënoi në minutat e aktivizuara, Broja ka marrë lëvdata nga trajneri i Evertonit.

“Ne thjesht donim të aktivizonim Brojën. Ai ka pritur një kohë të gjatë. Ka punuar shumë, shumë fort. Ne thjesht donim ta aktivizonim atë dhe mendova se ai ishte i gatshëm për të hyrë në lojë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Evertonit, Sean Dyche.

Kujtomë që Broja u transferua gjatë merkatos së verës nga Çelsi tek Evertoni, por për shkak të një dëmtimi nuk kishte luajtur asnjë minutë me skuadrën e tij të re.


Shtuar 5.12.2024 13:15