Ditën e sotme në Kuvend, deputetja demokrate Ina Zhupa, ka shprehur shqetësimin se Policia ka gënjyer me deklaratën e saj për vrasjen e Martin Canit dhe se po pengohen mediat që të publikojnë dëshmitë e prindërve.
“Qeveria po ndalon mediat që nuk çojnë ujë tek ajo”, – tha Zhupa.
Ka qenë Erion Braçe që ka replikuar me të, duke u shprehur se mediat nuk janë rubinet. Ai ironizoi edhe pretendimet e Sali Berishës së në Kuvend vjen era parfum.
“Unë di që uji mbahet nëpër kanale dhe tuba. Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit i sheh mediat si rubinet.
Së pari mos u lyej me parfum dhe ik prit thonjtë se është shfaqje e huaj Ti nuk di të lexosh këtë unë e di, ti dukesh si ruse por nuk je ruse”, – tha Braçe në Kuvend sot.