Lela Seferi dhe Leonardo Gashi, gjatë ditëve të fundit, kanë kaluar një periudhë të vështirë, por bashkë kanë gjetur kohë për të reflektuar mbi gjithçka që ka ndodhur mes tyre. Në një bisedë të thellë, Lela i shpjegoi Leos se, megjithëse ndoshta nuk e di gjithçka që është më e mira për të, pasi ka dalë nga një lidhje toksike, e di saktë se çfarë është e keqe për të. Ajo shtoi se zgjedhja e saj për të marrë avantazhin si kapitene ishte një masazh për të dhe Vullnetin, duke theksuar se kjo nuk kishte pasur asnjë prapavijë.
Lela sqaroi se, sikur të kishte zgjedhur vetëm Leon, do të dukej si një zgjedhje e zakonshme dhe të gjithë do të mendonin se ai ishte zgjedhja e vetëm. Por ajo theksoi se veproi ndryshe për të sjellë një dinamikë të re në lojë, duke bërë që fytyrat e të gjithëve të dalin në dritë.
Nga ana tjetër, Leo e kuptoi situatën, por e kritikoi Lelen për mënyrën se si e shprehu mendimin e saj ndaj tij. Në fund të bisedës, të dy kërkuan falje nga njëri-tjetri, duke e mbyllur këtë fazë të tensionuar me një ndjenjë pajtimi.