BE dënon ashpër sulmin terrorist në veri të Kosovës: Akt i neveritshëm sabotimi

Bashkimi Europian ka reaguar mbi sulmin e orkestruar nga Serbia mbrëmjen e djeshme ku terroristë serbë hodhën në erë me sasi të mëdha eksplozimi kanalin e Ibër-Lepencës në veri të Kosovës.

Në një komunikim në faqen zyrtare, Bashkimi Europian ka përdorur termat më të ashpër për të dënuar këtë sulm teksa e cilëon një akt të neveritshëm që synon destabilizimin e jetës në Kosovë.

BE i ka ofruar mbështetje të plotë autoriteteve të Kosovës teksa vijon të koordinojë bashkëpunimin me partenrët përkatës, duke përfshirë këtu dhe KFOR-in.

“Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme mezashe solidarizuese janë dërguar në drejtim të kreut të Kosovës, Albin Kurti nga përfaqësues të lartë të Be-së, Josep Borrell teksa ka shprehur hapur mbështjen për Kosovën dhe popullin e tij në këtë moment të vështirë.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata në mbarë Kosovën që janë prekur nga sulmi. Këto mesazhe solidariteti dhe mbështetje ia kam përcjellë drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti pasditen e sotme”, është shprehur Josep Borrell.


Shtuar 30.11.2024 17:33

Tags: ,