Çfarë po ndodh me të rinjtë? 20-vjeçari në Tiranë goditet 8 herë në gjoks

Pa kaluar javaku kryeqyteti u trondit nga vrasja 14-vjeçarit Martin Canit në Tiranë, teksa shoqëria shqiptare është ende nën shok, një tjetër përleshje me thikë u regjistrua në Tiranë.

Rreth orës 12:20 të ditës së sotme, forcat e policisë kanë marrë njoftim për një plagosje me thikë.

Gjithçka ka ndodhur për një konflikt banal të çastit në “Qytet Studenti”, ku mësohet se 19-vjeçari A. Ajazi, ka goditur bashkëmoshatarin e tij Aron Demiraj, 20-vjeç, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë i dëmtuari është dërguar në spitalin e traumës, ku është konstatuar se ishte qëlluar 8 herë ku disa plagë i gjoks dhe duar por pas ndërhyrjes është në gjendje të stabilizuar.

Mësohet po ashtu se të dy të rinjtë ishin studentë në një Universitet privat. Fatmirësisht konflikti përfundoi me plagosje të lehtë, ndërsa autori u vu në pranga

Tragjedia e 14-vjeçarit, duket se nuk ka reflektuar tek të rinjtë. Madje një nxënës 13-vjeçar në Devoll u kap me b**çak në çantën e tij.

Në deklaratë thuhet se i mituri nuk ka shfaqur më parë shenja agresiviteti, ndërsa pas konstatimit ai u pyet në prani të psikologut dhe punonjësit social të shkollës.


Shtuar 21.11.2024 14:11