Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini: Biseda telefonike me babanë do të zbardhet

Një prej konkurrenteve më të përfolura të këtij edicioni të “BBVK3”, Diana Tahiri, la shtëpinë papritur pas një telefonate që bëri me babain e saj. Ky ishte një vendim sikurse t lartëpërmendëm, i papritur dhe të gjithë banorët mbetën të habitur.  Sipas informacionit të dhënë nga familjarët e saj, babai i Dianës ishte i sëmurë dhe kërkesa e tij ishte që ajo të qëndronte pranë tij për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë, moderator, Alaudin Hamiti, ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, duke bërë me dije se largimi i Dianës ishte i papritur dhe se më shumë detaje do të zbuloheshin në prime të premten.


Ai ka përmendur edhe bisedën që Diana pati me Arionin, duke lënë të kuptohet se ky moment ishte një tjetër element i rëndësishëm për ndarjen e saj nga shtëpia.


Shtuar 20.11.2024 12:19