Ditën e sotme, në Apelin e GJKKO-së do të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Mëngjesin e sotëm, Monika Kryemadhi, është paraqitur në Apelin e Posaçëm me një dosje në duar.
Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli, pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Meta ka ankimuar kundër masës së sigurisë “Arrest me burg”, nën arsyetimin se nuk ekziston rrezik që të prishë provat dhe se nuk rrezikohet arratisja e tij pasi ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë.