Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku viktimë mbeti shtetasi Klajdi Prendi 28-vjeç.
Sipas informacioneve, mësohet se një makinë e djegur është gjetur në Farkë.
Hetuesit e krimeve në drejtori kanë konfirmuar se bëhet fjalë për makinën e përdorur në atentatin ndaj 28-vjeçarit Klajdi Prendi.
Po sipas të njejtave burime, mjeti i gjetur i djegur është me targa të huaja.
Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe 28-vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, tip G class ngjyrë gri, e cila është mbushur plot me vrima plumbash.