Buxheti 2025/ Nga bonusi elektoral i Ramës deri tek përplasjet me PD, çfarë ndodhi sot në Kuvend (VIDEO)

“Buxheti 2025” ka shkaktuar përplasje të forta në seancën e sotme plenare në Kuvend.

Punimet në seancën maratonë të buxhetit të shtetit janë ndërprerë pa nisur ende. Shkak janë bërë protestat e deputetëve të opozitës në momentin që në foltore është ngjitur kryeministri Edi Rama i cili kishte në ‘plan’ për të folur rreth propagandës së tij.

Fillimisht deputetët e opozitën nuk kanë lejuar Ramën të flasë dhe për këtë ishte vetë kryeministri që kërkoi 5 minuta pushim, kërkesë që u miratua nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Pasi u qetësua situata, kryeministri Edi Rama nisi premtimet e tij elektorale njësoj sikur të ishte në vitin e parë qeverisës.

Pavarësisht se 12 vitesh qeveria shqiptare ka braktisur moshën e tretë, Rama në prag të zgjedhjeve është “zgjuar” duke i premtuar dy bonuse me qëllim që socailistët të “rrëmbejë” vota nga kjo kategori.

Rama u shpreh se çdo i moshuar i cili e ka pensionin më të ulët se 200 mijë në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 mijë në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë se 200 mijë, do të marrin një bonus me vlerë 100 mijë lekësh të vjetra.

“Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 100 mln eurosh për bonusin e tyre të funditit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh ese 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro. Ky dallim mes të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha Rama.

Rama tha se bonusi i parë do të jetë në fund të vitit, ndërkohë i dytë do të jepet për pensionistët në prag të zgjedhjeve paralamentare.

“Nga ana tjetër ky nuk është i vetmi hap. Paralelisht me shpërndarjen e bonusit të fundvitit, në ditët para dhjetorit, ne do krijojmë pranë Bankës së Shqipërisë, fondin e një bonusi të dytë. Ky bonus i dytë do jetë bonusi i pranverës që do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurve vjetore të pensionistëve dhe do jepet në hyrje të çdo pranvere. Me këto dy bonuse vjetore plus indeksimin e përvitshëm, pensionistët do të mund të prekin kuptimin e shifrave të rritjes shembullore të ekonomisë”, njoftoi Rama.

Deputetët e PD-së i kërkojnë llogari: Ku janë paratë e Becchettit?

 

Teksa kryeministri Edi Rama, ishte sot i pranishëm në seancën plenare për të folur për buxhetin, deputetët e PD-së i kanë kërkuar llogari për paratë që biznesmeni italian Francesco Becchetti i mori Shqipërisë në arbitrazh.

Ligjvënësit demokratë po i kërkonin llogari kryeministrit Rama, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi ku drejtua duke i thënë “Ku janë paratë e Bechetit”?

Ndërsa Rama i injoroi, dhe dha lajmin se për bonusin e pensionistëve është parashikuar një fond prej 100 mln euro, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën si do të shpërndahet.

Rama ofendon opozitën dhe braktis seancën: Ju jeni mbeturina!

Pasi Edi Rama përfundoi fjalimin e tij në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka dhe Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi janë ankuar se kryeministri ka bërë pis foltoren.

Dy demokratët kërkuan që të pastrohej vendi në mënyrë që të flisnin.

“Pastojeni këtë vendin këtu, e paska ndotur edhe këtë, urgjent të pastrohet”, tha Noka.

Ndërsa Bardhi nuk pranoi që të merrten fjalën pa u pastruar foltorja, duke u shprehur se aty ishte derdhur ujë nga kreu i qeverisë teksa fliste për pr.buxhetin 2025.

“A mund të pastrohet pak zonja Kryetare. Nuk mund të vendos letrën aty, është me ujë. është me ujë e ka bërë pis, Kërkoj 5 minuta pushim të pastrohet foltorja se nga nervat e ka bërë pis”, tha Bardhi.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërpreu për dy minuta seancën dhe tha se ishte ujë.

“2 minuta pushim, është ujë z. Bardhi. 2 minuta pushim ju lutem administrata”, tha kryetarja e Kuvendit.

 

 

Bonusi, Paloka: Rama po tenton të blejë votën e pensionistëve

Deputetit Edi Paloka, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se bonusi për pensionistët në fundvit, do të trefishohet se dhe se një tjetër shpërblim do të aplikohet në pranverë.

Paloka shkruan në “Facebook”, se Rama do do të tentojë t’ju blejë votën me paratë e buxhetit duke caktuar (ndryshe nga çdo vit tjetër) një “bonus pranvere” për pensionistët.

“Kryehajduti e kryepalaçoja mes mashtrimeve dhe talljes me pensionistët, sapo konfirmoi se ata që marrin një pension më të ulët se 20 mijë leke në Shqipëri janë mbi 500 mijë….Njëkohësisht deklaroi publikisht se do të tentojë t’ju blejë votën me paratë e buxhetit duke caktuar (ndryshe nga çdo vit tjetër) një “bonus pranvere” për pensionistët, pra pikërisht përpara zgjedhjeve megjithëse kjo ndalohet me ligj!”, shkruan Paloka.

Noka i përgjigjet Ramës për buxhetin: Qytetarët do marrin ‘Noc Rrokun’

Deputeti i PD-së Flamur Noka, tha se se ky do të jetë buxheti i fundit që mazhoranca do të ketë mundësinë të miratojë.

Noka tha gjatë fjalës së tij se kryeministri u tall me pensionistët, ndërsa deputetët socialistë e duartrokitën, duke i rikujtuar “pleniumet e dikurshme të PPSH-së”.

Ndërsa më tej, deputeti demokrat theksoi se buxheti është trefishuar për hajdutët.

“Pastojeni këtë vendin këtu, e paska ndotur edhe këtë, urgjent të pastrohet. Foli dhe fyu mbetja e pariciklueshme e këtij vendi. Në qoftë se ka mbetje të pariciklueshme në këtë vend, ky që doli ishte. E dyta, ka turp më të madh?! Kur isha i ri shikoja pleniumet e dikurshme të partisë tuaj, ku ngriheshin në këmbë dhe duartrokisnin në kor, po a ka neveri më të madhe se kjo sot.

E treta, si mundet të dëgjojmë këtu mashtrime të pafytyra, është trefishuar buxheti tha, ku është trefishuar? Është trefishuar për ju, hajdutët, se për qytetarët “noc rrokun” tha. U tall me pensionistët. Instituti i sigurimeve shoqërore që ju adrministoni dhe qeverisni, thotë 26% janë rritur pagat nga vitit 2014 deri tani, 34% është rritur inflacioni, 8% kanë të ardhura më pak pensionistët seç kanë pasur në 2013. Ju duartrokisnin këtë mbeturinë të pariciklueshme. 50 mijë leke ka qenë bonusi për pensionistët dhe rrogë të 13-të në kohën e Berishës, ku e ka ky “noc rroku” shpërblimi e viti të ri dhe rrogën.

Foli për bonusin e bebeve, po 60% e tyre lindin jashtë Shqipërisë, prandaj ky kakaris këtu para jush, dhe ju e duartrokisni dhe më kujtoni kohët e qoftëlargut. Foli për buxhetin e shëndetësisë, për cilin buxhet? Atë të Vilmës që ju e fshehët dhe se çuat në komisionin. Buxheti i shëndetësisë shkon te Vilma, që nxjerr burra shtatzënë dhe gratë me prostatë. Foli për bujqësinë e Fridës, që paratë e taksapaguesve evropianë bëri fshatra turistikë dhe nuk shkuan te fermeri. Foli dhe për rrugët, që nga 2014 deri tani 20km autostradë ka inauguruar dhe ajo private. Rrugë më çmime 10 fish se rajoni. Jeni të habitshëm. Ky është buxheti i fundit i juaji”, tha Noka.

Bardhi: Bonusi një mashtrim i Ramës, e jep për efekt të zgjedhjeve

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i bëri thirrje qytetarëve që mos e besojnë Edi Ramën i cili sot premtoi dy bonuse për pensionistët në një vit elektoral.

Sipas Bardhit, Rama edhe bonusin që premton e jep një herë në katër vjet dhe kjo për efekt të zgjedhjeve.

“Një Kryeministër i përgjegjshëm”, tha Bardhi, duke vijuar “nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit”.

“Me pensionsitët mendon se do ti mashtrojë duke ndarë një buxhet minimal, duke i dhënë bonusin e fundvitit që e japin të gjithë vendet e rajonit. Ndërsa zotëria e bën njëherë në katër vite. As burnusin e fundvitit nuk e ka vjetor. Prandaj në buxhetin 2025 nuk parashikon bonus për fundvitin 2025, sepse nuk ka ndërmend tja japë. E dha në 2020 për efekt të zgjedhjeve 2021. Po e jep në 2024 për efekt të zgjedhjeve 2025 dhe mendon se me këtë politikë do të gënjeje shtresën e pensionistëve. Një kryeministër i përgjegjshëm do të thoshte sa është fondi në buxhet për rritje pensionesh. Zero. Një Kryeministër i përgjegjshëm nuk ka nevojë të shpikë rrotën, por të bëjë atë që bëjnë kryeministrat e vendeve të rajonit”, tha Bardhi.


Shtuar 18.11.2024 13:39