Rrok Pepaj, babai i autorit të vrasjes së 2 kushërinjve në parcelën e drogës në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, është liruar nga burgu.
Babai i Danjel Pepajt i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, është lënë i lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.
Kujtojmë se vrasja për parcela droge ka ndodhur në tetor të 2020. Vilson Çutaj, babai i katër fëmijëve i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu i Reçit, është qëlluar nga një distancë prej 3 apo 4 metra me armë, duke mbetur i vdekur në vend. Çutaj është qëlluar me një plumb pas koke dhe pas tij, Danjel Pepaj ka qëlluar me një plumb pas shpine dhe kushëririn e tij Klement Pepaj, duke e lënë të vdekur në vend.
Ka qenë babai i autorit ai që e ka çuar policinë në parcelat me kanabis, i cili më pas u arrestua dhe pas vendimti të gjykatës, u lirua sot./ albeu.com