Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili i është drejtuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me kërkesën për t’u liruar nga burgu.
Ai aktualisht sipas avokatit mbrojtës të tij, ndodhet për trajntim mjekësor në një spital privat. Kërkesën e tij për lirim nga burgu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, sot do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjyqtarja Suela Lika.
Disa ditë më parë, seanca e planifikuar për shqyrtimin e kësaj çështje u ndërpre dhe u sht, pasi dokumentacioni ligjor i paraqitur para trupit gjykues kishte mungesa të theksuara dhe paqartësi, për adresën spitalit ku po trajtohet Gjici.
Në kërkesën, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk kishte dhënë asnjë shkak se cilat ishin arsyet që ai duhet të lërë burgun para kohe me vendim gjykate.
Ishte avokati i tij, i cili bëri të ditur të gjitha problemet e shëndetit të tij, si edhe klinikën e spitalit privat ku ai po trajtohet.