Udhëheqësit evropianë dhanë një mesazh stoik të pavarësisë, ndërsa theksuan interesat e tyre të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.
“Bashkimi Evropian duhet të vazhdoje kursin për të kapërcyer sfidat e tij dhe për të arritur më shumë sukses në punën e tij – për të vepruar mjaftueshëm për sigurinë dhe ekonominë”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Siguria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve evropiane do të përmirësohet përmes bashkëpunimit”, tha kryeministri belg Alexander De Croo.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha se BE-ja duhej të theksonte se sa mirë funksionoi bashkëpunimi transatlantik nën drejtimin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të avancuar këtë marrëdhënie.
Kristersson pranoi gjithashtu se BE-ja do të duhej të bënte më shumë për të mbështetur Ukrainën – pasi në planin afatgjatë – SHBA-ja nuk do të ishte donatorja kryesore e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.
Kancelari austriak, Karl Nehammer nënvizoi lidhjet e thella ekonomike mes dy palëve – duke shtuar se BE-ja duhej të bënte gjithçka për të forcuar më tej marrëdhëniet me SHBA-në.