Në internet kanë filluar të qarkullojnë teori të çuditshme për Melania Trumpin: Fansat pretendojnë se Donaldi e solli në votim sozinë e saj

Paraqitja e Melania Trump përkrah Donaldit në qendrat e votimit në West Palm Beach ka ndezur teori konspirative, me rrjetet sociale që vënë në dyshim se ishte ajo.

Veçanërisht në internet tërhoqën vëmendjen fotot dhe videot e Melania Trump, e cila i bënte shoqëri Donald Trumpit në West Palm Beach të Floridas, dhe shumë veta dyshojnë se në fakt është zonja e parë dhe pretendojnë se është sozia (zëvendësuesja) e saj.

Përkatësisht, Melania është shfaqur në votim me një fustan të zi me thekë të bardhë, ndërsa ka mbajtur edhe syze dielli të zeza.

Ishte ky detaj që nisi teoritë e konspiracionit dhe në rrjete ata ndanë dyshimet e tyre se gruaja e Trump erdhi vërtet me të.

“Kjo nuk është absolutisht, kategorikisht, Melania”, pohoi një përdorues i Twitter, duke thënë se “kjo mashtruese mbante syze dielli brenda”.

Të tjerë gjithashtu ndanë pretendimet se një ‘Melania e rreme’ po qëndronte pranë Trumpit.

Ndërkohë, Melania pas paraqitjes së saj në Florida, postoi në secilën prej faqeve të saj në rrjetet sociale një afishe “Unë votova”, së bashku me një flamur amerikan.

Ajo foli vetëm disa fjalë në qendrën e votimit, duke u thënë gazetarëve se ndihej “shumë mirë”.


Shtuar 6.11.2024 12:59