Situatë e tensionuar në Bradashesh, protestuesit përplasen fizikisht me policinë, shoqërohet një nga protestuesit

Situata në Bradashesh është tensionuar ndërsa ka patur përplasje mes protestuesve policisë. Mësohet se protestuesit u përplasen fizikisht me policinë ndërsa ka patur edhe një të shoqëruar. Po ashtu ata thonë se protestuesit janë provokuar nga ana e policisë.

Situata është tensionuar edhe kryeqytet ku policia ka tentuar të bëjë shpërndajë protestuesit. Kjo ka sjellë reagim nga orotestuesit dhe deputetët e opozitës ndërsa kanë bërë thirrje se nuk do të largohen.

Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ndodhet në Bradashesh ndërsa thotë se askush nuk ka frikë më nga burgu, pasi njerëzit janë pa bukë.

“Ka pasur shoqërime, por nuk ka më njeri frikë nga burgu, njerëzit janë pa bukë. Edhe këta janë pa bukë,” tha Alizoti.


Shtuar 29.10.2024 19:36