Anija me mbetje toksike mbërrin në Shqipëri/ Prokuroria e Durrësit sekuestron 102 kontejnerët

Prokuroria e Durrësit, ka vendosur nën sekuestro anijen “Moliva”, që mbërriti mëngjesine sotëm në portin e Durrësit. Anija ka mbetje toksike në 102 kontejnerët e saj.

Anija “Moliva” që kthen 102 kontejnerë që dyshohet se përmbajnë mbetje të rrezikshme, pritet të ankorohet në “portin e Durrësit.

Specialistët pritet të marrin kampionë të cilat do të dërgohen në tre laboratorë, për të përcaktuar nëse janë apo jo të rrezikshme.

Kontejnerët me afro 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut, u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën.

“Bashkëlidhur me këtë shkresë, po ju dërgojmë për ekzekutim Vendimin e Prokurorit datë 26.10.2024 për sekuestrimin e konteniereve në lidhje me proçedimin penal nr.1596/2024. Të gjithë subjektet e ngarkuara me zbatimin e këtij vendimi të nënshkruajnë në procesverbalin e sekuestrimit, në të cilin të përshkruhen në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet që do kryhen në ekzekutim të vendimit dhe përshkrimi i saktë i sendeve. Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre. Praktika e mbajtur për ekzekutimin të dërgohet menjëherë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

 


Shtuar 28.10.2024 09:38