“Pacientët bënë vetëvrasje!”, Al Jazeera shkruan për COVID-19 në Shqipëri, Rama: Reaguam të parët

Prej ditësh Shqipëria duket në rrugë të mbarë drejt mposhtjes së COVID-19, ku dje kishte vetëm 1 person të infektuar në të gjithë vendin.

Aljazeera i ka kushtuar një kronikë situatës së koronavirusit në vendin tonë duke theksuar se pandemia nxorri në pah problemet e sistemit të shëndetësisë.

“Në fillim ne menduam se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, por me kalimin e kohës kuptuam se ekonomikisht, psikologjikisht dhe nga ana shëndetësore do tëishte më e thjeshtë që të kuroheshin më pranë familjeve dhe vendbanimeve të tyre”- ka thënë mjeku Tritan Kalo.

Por shumë shpejt spitalet Covid filluan të mbingarkohen, dhe kjo nxorri në pah sistemin e dobët të shëndetësisë në vendin tonë. Disa pacientë kryen vetëvrasje nga depresioni, të frikësuar nga kjo situatë një pjesë zgjodhën spitalet private si brenda dhe jashtë vendit dhe disa madje zgjodhën të kuroheshin në shtëpi.

Në intervistën e tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi ynë reagoi shumë shpejt ndaj valës së parë të pandemisë.

“Ajo çfarë ndodhi në Itali na trembi shumë, dhe ne ishim të parët mesa mbaj mend pas Italisë që shkuam në Lockdoën, më pas ne bëmë disa gjëra më shpejt se të tjerët nga frika se nëse nuk do ta kontrollonin këtë situatë do të ishte një katasrofë…”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

Vendi nuk pati burimet që të mbante punonjësit në shtëpi gjatë valës së dytë të koronavirusit, ku imuniteti i tufës u arrit me infektimin të pothuajse më shumë se gjysmës së popullsisë.

 

 


Shtuar 22.06.2021 15:08