Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani në faqen “vakcinacija.mk” janë regjistruar mbi 52.000 persona, që tregon interesim të madh të qytetarëve për t’u mbrojtur nga komplikimet e gripit sezonal.
Në pikat e vaksinimit në dy ditët e para janë vaksinuar 8.800 persona.
Regjistrimi kryhet me plotësimin e aplikacionit në vakcinacija.mk dhe kështu direkt regjistroheni për vaksinim në sistemin “Termini Im”.
Konform orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, qytetarët marrin përgjigje me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinohen.
Me vaksinimin falas mbulohen grupet e rrezikuara të popullatës, si: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e sistemuar në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe punonjësve në institucionet e mbrojtjes sociale personave të moshuar.