Von der Leyen: Shqipëria ka bërë punë të mirë me reformat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, përgëzoi punën e ekipit të Shqipërisë në arritjen e hapjes së grupkapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ajo tha se zgjerimi i BE-së është përparësi kryesore e Bashkimit Evropian.

“Ju keni treguar vizion dhe durim dhe këto po tregojnë rezultate e tyre dhe dua të falënderoj të gjitha ekipet që kanë punuar ditë e natë për këto gjëra që janë bërë.

Zgjerimi do vazhdojë edhe në mandatin tim të ardhshëm përparësi e lartë, sepse ne i kemi të gjitha mekanizma, por duhet bërë puna e mirë.

Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer me agjendën e reformave.

Për Shqipërinë janë mbi 920 milionë euro nga plani i rritjes.”, tha jo.


Shtuar 23.10.2024 16:41

Tags: ,