Ndahet nga jeta predikuesi mysliman Fet’hullah Gylen

Predikuesi mysliman turk Fet’hullah Gylen, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur prej vitesh.

Gylen u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, ndërsa ai ndërtoi një lëvizje të fuqishme civile me bazë fetare në Turqi dhe më gjerë, të quajtur Hizmet (Shërbim), lëvizje kjo e fokusuar në ngritjen e shoqërisë përmes hapjes së shkollave në të gjithë botën.

Por përplasja e viteve të fundit me presidentin turk Erdogan, e vuri në shënjestër duke u akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti, akuza të cilat ai i mohoi gjatë gjithë kohës.

Vdekjen e tij e e njoftoi Herkul.org, një faqe interneti ku publikohen ligjeratat e Fet’hullah Gylen, në një deklaratë në platformën e saj të mediave sociale X:

Në postim shkruhej: “Sot (20 tetor), Fet’hullah Gulen ka ndërruar jetë”.

Raportet e fundit të mediave treguan se shëndeti i Gylenit është përkeqësuar ndjeshëm. Përveç humbjes së funksionit të veshkave dhe sëmundja e diabetit, ai raportohet se vuante edhe nga demenca.


Shtuar 21.10.2024 09:15