75-vjeçarja ka rrëfyer detaje nga ngjarja, pasi 62-vjeçari tentoi ta përdhunonte duke u futur nga dritarja e banesës. E moshuara thotë se ai është futur nga dritarja në orën 2:30 të natës, duke thyer dritaren e dhomës së gjumit.
Më tej e moshuara thotë se është detyruar ta sulmojë për të mbrojtur veten, ajo thotë se jeton e vetme pasi vajzat i ka të martuara por natën e ngjarjes ka qenë i vëllai që i ka ardhur në ndihmë.
“U fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë. Më theu dritaren e dhomës së gjumit. Kishte tentuar të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, nuk ja doli dot që aty dhe hyri nga dhoma e gjumit. Unë isha në gjumë, u tmerrova se bëri zhurmë të madhe kur u thye xhami. Unë u ngrita dhe ç’të shihja një njeri që rri përpara meje në 2:30 të natës. Kur e shoh ai ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë.
Nuk u besoja syve. Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë por unë gjeta fuqinë, e kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme. I thosha të kemi djalin e shtëpisë, por ai nuk dëgjonte. E sulmova mesa fuqi kisha ta ndaloja. E nxora jashtë dhe në atë moment marr motrën në telefon, më pas motra lajmëron vëllain dhe ky i fundit vjen në shtëpi. Ja shpjegoj situatën dhe më pas lajmëruam policinë. Unë jetoj vetëm, nuk kam njeri në shtëpi, vajzat i kam të martuara. Përjetova tmerrin. 62 vjeçari u arrestua nga policia ndërkohë që pritet të njihet me masën e sigurisë në ditët në vijim,” tha e moshuara.