Vdekja e liderit të Hamasit, Starmer: Askush nuk duhet ta vajtojë vdekjen e tij

Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se askush nuk duhet të vajtojë vdekjen e liderit të Hamasit, i cili ka gjakun e izraelitëve të pafajshëm në duart e tij. Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe se aleatët do të vazhdojnë të punojnë për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme.

“Përgjigja është diplomacia dhe tani ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë këtë moment. Ajo që nevojitet tani është një armëpushim në Gaza, lirimi i menjëhershëm dhe i pakushtëzuar i të gjithë pengjeve, qasje e menjëhershme për ndihma humanitare dhe një kthim në rrugën drejt zgjidhjes me dy shtete si e vetmja mënyrë për të ofruar paqe dhe siguri afatgjatë,” tha Starmer.

Të lidhura

None found

Starmer theksoi gjithashtu nevojën për ndihmë humanitare për të arritur civilët në Gazën veriore dhe tha se Mbretëria e Bashkuar nuk do të tolerojë më justifikime. Gjithashtu duke folur për konfliktin në Liban, Starmer bëri thirrje për zbatimin e një rezolute të OKB-së që do të lejonte komunitetet në Izraelin verior dhe në Libanin jugor të kthehen në shtëpitë e tyre.


Shtuar 18.10.2024 19:06