Sot seanca plenare/ Kuvendi përgatitet për përplasje, mbërrin dhe zjarrfikësja

Këtë të enjte, ndonëse nuk dihet ende se çfarë veprimesh do të ndërmarrë opozita, nga ana e Kuvendit dhe institucioneve të rendit janë marrë të gjitha masat.

Në oborrin e parlamentit, kanë mbërritur dy furgonë policie me efektivë si dhe një zjarrfikëse.

Ndërkohë që efektivët e policisë janë pajisur me fikëse zjarri.

Pak orë para seancës parlamentare, Partia Demokratike, ka mbledhur grupin parlamentar. Raportohet se grupi parlamentar i PD, është mbledhur rreth orës 8:30 dhe më pas do t’i drejtohet Kuvendit, ku opozita ka paralajmëruar mosbindje civile.

Nga ana tjetër, deputetët e Partisë Socialiste, kanë nisur të mbërrijnë në Kuvend rreth 90 minuta para seancës.

Sot Garda ka shtuar masat para institucionit dhe ka vendosur një gardh metalik në hyrje të parlamentit.

Dy javë më parë, deputetët e opozitës tentuan të hynin në parlament dhe u përplasën me punonjësit e Gardës, por edhe kolegët e tyre socialistë.


Shtuar 17.10.2024 09:08