Vendimi për rritjen e trajtimit financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 175/2024 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim do t’i shtrijë efektet financiare duke filluar nga 1 janari 2025 dhe fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ky vendim përfitojnë shtesë të trajtim financiar rreth 6000 efektivë të FA, prej të cilëve 2500 efektivë e marrin atë për herë të parë.
Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si: Forcat Speciale, Pilotët, Inxhinierët dhe Teknikët e mirëmbajtjes, Njësia “Cyber”, Dronët, Forcat e Dedikuara për Emergjencat Civile, dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.
Vendimi i plotë sqaron në mënyrë të detajuar shtesat për të gjitha kategoritë.
Kujtojmë se viti i ardhshëm ëdo jetë vit zgjedhor, dhe ky vendim do zbatohet vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.