Emigrantët/ Rama: BE kurrë s’do ketë një anëtar më besnik se Shqipëria, jam më i gjati mes jush, por përfaqësoj vendin më të vogël

Kryeministri Edi Rama, ka folur edhe një herë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai ka përsëritur se një marrëveshje e tillë, i është ofruar edhe nga vende të tjera, por se kjo është refuzuar nga Shqipëria.

Pyetje: Ju keni një marrëveshje me Italinë për emigtantët dhe kjo ka frymëzuar vendet e tjera të BE. A u është afruar ndonjë vend tjetër?

Rama: E kam shpjeguat gjatë për gazetarë të panumërit për arsyen pse Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje dhe si e shohim ne këtë dukuri. Po, na është kërkuar nga te tjerët dhe kemi thënë jo. Marrëdhënia jonë me Italianë është mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet me një volum domethënës ndërveprime më shumë se 30 viteve të fundit qyshes dolëm nga gropa e errët e komunizmit, ku u larguan qindra mijëra shqiptarë dhe Italia u hapi krahët. Apo kur Italia erdhi të në shpëtonte pas rënies së skemave piramidale, e duke ardhur të tërmeti.

Kur pjesëtarët e ndërhyrjes italiane ishin të parët që erdhën, kjo është shumë e rëndësishme. Së treti, nuk jemi vendi BE, por vend evropian, kësisoj gjeografia jonë, flet shumë për atë çfarë kemi bërë me Italinë. Nëse ka ndonjë gjë për t`u përpunuar duhet të jetë në nivelet e epërme të BE. Dukuria e emigracionit zgjidhet duke garantuar një qasje gjithësore të BE ndaj këtij fenomeni. Në fund të kësaj përgjigje time paksa të gjatë por për respektin tuaj që po ndiqni momentin historik të Shqipërisë, jemi shumë të pritur të bëjmë çdo gjë për te qenë një shtet anëtar i BE. Edhe pse jam nga më të gjatët mes kryeministrat, përfaqësoj një nga vendet më të vogla.

Kur hyn në një familje të madhe nuk mund të zgjedhës vetëm ëmbëlsira, ndonjëherë duhet të marrësh gjera të tjera në menu që nuk janë kaq të shijshme, kështu e shohim angazhimin tonë, të qenurit besnik deri në fund. BE kurrë nuk do të ketë një anëtar më besnik se Shqipëria”,-u shpreh Rama.


Shtuar 15.10.2024 11:18