Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditën e sotme, në rrugën 4 ‘dëshmorët në Tiranë.
Sipas policisë, mësohet se 40- vjeçari Eljot Xhafa, me precedent penal, ka qëlluar me thikë 60- vjeçarin Agron Doci.
Mësohet se shkaku i plagosjes ka qenë një sherr i çastit, ndërsa të dy personat kanë qenë në një lokal, në të njëjtën tavolinë duke pirë alkol.
“Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën “4 Dëshmorët”, shtetasi Eljot Xhafa, rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin Agron Doci, 60 vjeç. 60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.