“Agroni ka mbaruar universitetin, ka dy femijë si yje me shkollë të lartë!” Fatmir Xhafaj: Vëllai im është i lirë, ka ardhur në Shqipëri që në vitin 2021

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj ka folur sot për herë të parë për vëllanë e tij Agron Xhafaj.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Xhafaj tha se i vëllai është i lirë prej të paktën vitit 2021 dhe se ka qenë vetë ish-ministri që e ka penguar të kthehet në Shqipëri.

Ai shtoi se vëllai i tij ka mbaruar univeristetin, ka dy femijë dhe ata çdo ditë hapin televizorin dhe dëgjojnë këto gjëra prej 6 vitesh për babanë.

“Vëllai u dorëzua në Itali dhe atje nuk e fusnin dot në burg sepse dosja ishte arshivuar. I thanë vetëm mos u largo nga Italia. Ka dashur të vijë në Shqipëri në 2021, por i thashë mos u kthe se do thonë erdhi u përfshi në zgjedhje. Ka ardhur pas zgjedhjeve të 2021 dhe sot shkon në çdo vend te planetit. Agroni ka mbaruar univeristetin, ka dy femijë si yje me shkollë të lartë dhe ata fëmijë çdo ditë hapin televizorin dhe dëgjojnë këto gjëra prej 6 vitesh për babanë. Ky njeri ka një jetë”, tha Xhafaj.


Shtuar 9.10.2024 23:07