VIDEO / Asani nuk ndalet, vjen goli i radhës në kampionat

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në fushën e blertë me skuadrën e Gwangju. Anësori kuqezi ka shënuar sërish në kampionatin korean, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij 3-1 përballë Seoul.

Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore. Asani ka vulosur fitoren e Guangjusë në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin.

Asani po kalon një moment të artë në karrierën e tij, pasi po gjen rregullisht rrugën e rrjetës me skuadrën e tij si në kampionatin korean edhe në Ligën e Kampioneve të Azisë.

Ky është një ogur i mirë edhe për kombëtaren në prag të dy ndeshjeve të radhës kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë në Nations League.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Ekipi i tij ndodhet në vendin e 7-të me 43 pikë.

Shiko golin:


Shtuar 6.10.2024 14:04