Qyteti i Vlorës që prej ditës së djeshme ka kaluar orë kritike për shkak të përmbytjeve të cilat erdhën nga reshjet e dendura të shiut. Qytetarët e prekur nga këto përmbytje kanë marrë dëme të mëdha në banesa dhe në bizneset e tyre.
Natyra tregoi edhe një herë se është më e fortë se njeriu ndërsa qytetarëve u ka mbetur në dorë të pastrojnë qytetin. Qyteti, banesat dhe bisnezet e tyre janë mbuluar nga balta ndërsa numrojnë dëmet, banorëve u mbetet në dorë të pastrojnë atë që la pas përmbytja dhe të shpresojnë se të dëmshpërblehen nga shteti. Në rrugët e Vlorës shihen qytetarët me fshesa në duar duke pastruar trotuaret dhe rrugët që kryesisht janë afër bizneseve të tyre.