Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë janë ende nën ujë, rregjistrohen dëme të shumta

Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut disa rrugë në qytetin e Vlorës janë ende në ujë ndërsa banorët ndodhen para një realiteti i cili i ka lënë pa shtëpi ose pa biznes. Mësohet se situata më problematike paraqitet në lagjen “Lef Sallata”, atë “10 korriku” dhe pranë bibliotekës së qytetit.

Banorë, punonjës të bashkisë, forca të ushtrisë po punojnë për kthimin e situatës në normalitet ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Shumë biznese kanë dëme të konsiderueshme të cilat mund të kushtojnë miliona lekë.

Në zonën pranë Kalasë reshjet shkaktuan rënie gurësh dhe dherash nga një shkëmb. Dy shtëpi u dëmtuan por pa dëme në njerëz. Tashmë banorët po mundohen të pastrojnë baltën dhe të shpëtojnë çfarë munden nga ajo që la pas shiu.


Shtuar 5.10.2024 16:14