FOTO/ “Çmendet” rrjeti, Georgina Rodriguez pozon e zhveshur

Georgina Rodriguez i ka mahnitur fansat duke pozuar e zhveshur për realizimin e një seti fotografik të saj.

Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, ka grumbulluar 63 milionë ndjekës në profilin e saj në “Instagram” përmes punës si modele dhe influencuese në rrjetet sociale.
30-vjeçarja ka ndarë së fundmi me miliona fansat e saj dhe jo vetëm disa foto të bëra për bashkëpunimin e fundit me markën e njohur, “Guess”.

Në xhirimet e saj të fundit, Georgina u fotografua nga Nima Benati për fushatën e markës në fjalë.

Modelja e famshme u shfaq në këtë set fotografik me fustane të ndryshme që i tregonin mjaft bukur linjat trupore. Por jo vetëm kaq, pasi në një imazhi ajo është pa asnjë rrobë veshur.

Në këtë foto, ylli mbulonte trupin e saj me një seri çantash me ngjyra të ndryshme.


Shtuar 3.10.2024 12:49