Qyteti i Elbasanit do të përfaqësohet nga një klub i ri futbolli.
Këshilli Bashkiak i këtij qyteti gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme ka miratuar krijimin e klubit të ri, “Akademia e Futbollit Elbasani”.
Me miratimin e këtij propozimi, “AF Elbasani” është klubi më i ri i futbollit që do krijohet në Shqipëri. Ekipi i ri Akademia e Futbollit Elbasani do ta nisë rrugëtimin nga Kategoria e Tretë, njësoj si AF Luftëtari i Gjirokastrës.
Me klubin aktual të Elbasanit që ka zbritur në Kategorinë e Dytë dhe ka një borxh të madh të akumuluar ndër vite, gjasat janë që të shkrihet dhe të nisë gjithçka nga e para. Gjithsesi me këtë lëvizje bashkia e Elbasanit ka nisur të mendojë për futbollin që ka lënguar prej afro 15 vitesh.