Flik debaton me gazetarët: Sa gola duhet të shënojmë për tri pikë?

Fitorja minimale përballë Getafes nuk ka kaluar pa polemika për Barcelonën.

Edhe pse skuadra e Hansi Flik udhëheq tabelën e klasifikimit me pikë të plota, gazetarët kanë pyetur trajnerin gjerman nëse e shqetëson fakti se ekipi i tij shënoi vetëm një gol përballë Getafes.

“Sa pikë merren nëse fiton me më shumë se një gol diferencë?”, ka qenë përgjigja polemike e dhënë nga Flik përballë gazetarit.


Shtuar 26.09.2024 12:39