Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, ku për pasojë humbën jetën dy persona.
Sipas uniformave blu, kanë humbur jetën burrë e grua, të identifikuar si shtetasit Ahmet dhe Salushe Kafazi.
Mësohet se e plagosur ka mbetur dhe vajza e tyre, Feruze Braushi, e cila është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81-vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77- vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58-vjeçe.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81-vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77- vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58-vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.