Policia ka vënë pranga 47-vjeçarin i cili ka përplasur për vdekje me makinë një këmbësor ditën e sotme. Në njoftim sqarohet se viktima ishte 75-vjeçari me iniciale I.B., dhe jo L.Ç., 81 vjeç.
Identifikimi i tij u bë në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve. Aksidenti ka ndodhur teksa viktima, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, ishte duke kaluar rrugën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/Informacion shtesë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.
Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.
Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.