Jasir Asani shënon dy gola spektakolarë në Champions League (VIDEO)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka arritur të shënojë dy gola të mrekullueshëm për skuadrën e tij koreane Gwangju, në ndeshje e vlefshme për Champions League në Azi ndaj Japonezëve të Yokohama-s.

Asanit i mjaftuan vetëm dy minuta, për të realizuar perlën e parë teksa goditi nga jashtë zone.

 

 

Ndërkohë, goli i dytë, i cili e çoi në 3-1 rezultatin për skuadrën e tij, ishte një kryevepër në minutën e 55. Një gol i ngjashëm me atë që Asani ka realizuar ndaj Polonisë në Air Albania.


Kjo tregon formën e mirë që po kalon Jasir Asani, teksa shënoi edhe me kombëtaren shqiptare në fitoren që arritëm të merrnim përballë Ukrainës.


Shtuar 17.09.2024 13:55