Një debat i fortë po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë mes kryetarit Gramoz Ruçi dhe deputetit Ralf Gjoni.
Teksa ky i fundit po fliste për dështimin e reformës në drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryetari i Kuvendit i ka ndërprerë fjalën me argumentin se ishte jashtë rendit të ditës dhe i kërkoi të lironte foltoren.
Por Gjoni nuk i është bindur urdhërit të Gramoz Rucit.
Pas disa paralajmërimeve ky i fundit e ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës së re.
Ky vendim nuk i ka pëlqyer Ralf Gjonit, prandaj nisi të etiketime dhe akuza nga Gramoz Rucit.
“Të të vijë turp, komunist. E ke kthyer Kuvendin në pronë private”, është dëgjuar Ralf Gjoni t’i drejtohet kryetarit të Kuvendit. /albeu.com/