Hailey Bieber shihet për herë të parë në publik prej kur u bë nënë

Hailey Bieber është parë për herë të parë në publik që kur u bë nënë rreth dy javë më parë, duke sjellë në jetë një djalë.

Modelja 27-vjeçare veshi një palë pantallona të shkurtra të zeza, duke kombinuar veshjen me një xhaketë ngjyrë kafe, shkruan DailyMail.
Floket i kishte kapur topuz dhe kishte vendosur një maskë mjekësore në fytyrë.

Themeluesja e Rhode Skin u takua me milioneren Kylie Jenner, e cila kishte veshur një bluzë të zezë dhe një palë pantallona të zeza.

Kylie e kishte kombinuar veshjen me një palë taka të zeza të thjeshta dhe vendosi një çantë bezhë.

Influencereve iu bashkua edhe një shoqe e tyre në takim.

Kjo është paraqitja e parë e Hailey-t prej se u bë nënë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin ajo dhe Justin Bieber e pagëzuan me emrin Jack Blues.


Shtuar 12.09.2024 16:34