Vincent Cassel i ka uruar ditëlindjen vajzës së tij Deva, që ka me Monica Bellucci, me një foto të tyre dhe një mesazh të ëmbël në Instagram.
Deva Cassel ka lindur më 12 shtator 2004 dhe me rastin e ditëlindjes së saj të 20-të pranoi urimet publike të të atit. Aktori ka postuar fotot e tyre të përbashkëta nga e kaluara dhe nga sot, me vajzën e tij bukuroshe, e cila tashmë është kthyer në një nga modelet më të kërkuara të moshës së saj, me bashkëpunime shumë milionëshe.
Cassel i shkroi vajzës së tij: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Si sot 20 vjet më parë, më bëtë një baba të lumtur dhe krenar. Unë të dua më shumë se çdo gjë.”