E rëndë/ 26 viktima nga përmbysja e varkës me rreh 100 refugjatë që po shkonin drejt Spanjës

Të paktën 26 persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë, u përmbys në brigjet e Senegalit.

Autoritetet thonë se gati 100 persona ishin në bordin e varkës së peshkimit prej druri, kur ajo u fundos vetëm 4 km larg brigjeve.

Ëndrra për një jetë më të mirë përfundoi sërish në tragjedi! Të paktën 26 persona vdiqën, pasi një varkë me të cilën synonin brigjet e Evropës u përmbys në ujërat e Senegalit.

Autoritetet thonë se më shumë se 100 njerëz ishin në bordin e anijes së peshkimit prej druri, kur ajo u fundos 4 km pasi ishte nisur.

Deri më tani, katër persona janë shpëtuar dhe përpjekjet e kërkimit janë duke vazhduar.

Anija ishte nisur nga Mbour, rreth 80 km në jug të kryeqytetit Dakar, me destinacion ishujt Kanarie të Spanjës, të cilët janë në brigjet e Afrikës Perëndimore.

Spanja është një nga vendet evropiane që pranon më shumë emigrantë, dhe rruga e Detit Mesdhe mbetet më e popullarizuara.

Por një numër në rritje i emigrantëve nga Afrika Perëndimore po zgjedhin të udhëtojnë përmes Oqeanit Atlantik për në Ishujt Kanarie.

Vitet e fundit, numri i emigrantëve që largohen nga Afrika Perëndimore përmes Senegalit është rritur.

Kryesisht të rinjtë, që ikin nga konflikti, varfëria dhe papunësia, po nisen në rrugën e rrezikshme të Atlantikut drejt ishujve spanjollë, që kanë pritur mbi 30,000 të tillë këtë vit


Shtuar 11.09.2024 15:15