Reshjet e dendura të shiut ‘bëjnë kërdinë’ në Greqi, probleme në energjinë elektrike

Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar shumë probleme në Korfuzë të Greqisë.

Probleme të mëdha ka pasur edhe në energjinë elektrike. Siç raportojnë mediet greke, rreth 165 ton ujë për hektar kanë rënë gjatë shiut mëngjesin e kësaj të marte.

Shirat e dendur dhe moti i keq kanë ndikuar në turizëm.

Ndërkohë ditën e djeshmë, disa shoferë janë detyruar të ndërprisnin qarkullimin rrugor, pasi stuhia ishte shumë e fortë.

Mediat greke bëjnë me dije se parashikohen të tjera stuhi të forta, veçanërisht deri të mërkurën. Moti i keq, reshjet e dendura do të përfshijnë kontinentin perëndimor, qendror dhe verior si dhe në ishujt e Egjeut verior dhe lindor.

Ndërkohë shërbimet e mbrojtjes civile janë në gatishmëri.


Shtuar 10.09.2024 17:24