Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz bëri thirrje përpërgjigje të përbashkët të NATO-s kundër shkeljes së hapësirës ajrore të vendit të tij nga mjetet ajrore pa pilot të Rusisë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve PAP, Kosiniak-Kamysz ka deklaruar se shkeljet e hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, Rumanisë dhe Letonisë të dielën nga dronët rusë dëshmojnë seriozitetin e situatës.
Ai tha se aleatët e NATO-s duhet të japin përgjigje të përbashkët ndaj kësaj dhe situatave të ngjashme, se e kanë diskutuar temën por që ende nuk është arritur një rezultat.
Kosiniak-Kamysz theksoi se Polonia duhet të armatoset dhe të forcohet duke blerë sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore. Deklaratat e ministrit polak erdhën pasi dronët rusë shkelën të dielën hapësirat ajrore të Letonisë dhe Rumanisë.