Ulet numri i nxënësve në Elbasan, mbyllen disa shkolla në fshatra

Viti i ri shkollor në Qarkun e Elbasanit, do të nisë sot me uljen e numrit të nxënësve në çdo shkollë.

Ndërkohë edhe këtë vit, do të ketë mbyllje të shkollave në disa fshatra të thella malorë të këtij qarku, pjesë e të cilit janë bashkitë Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Cerrik e Belsh. Në bashkinë e Elbasanit sipas Vesa Liço, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore, këtë vit shkollor do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1028 nxënës, ndërsa në klasë të 10 janë regjistruar 856 gjimnazistë.

Sipas zj.Liço, në total rezulton se ka rënie të numrit të nxënësve me rreth 2.8 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Në Elbasan ka 64 shkolla nga të cilat 57 publike nga të cilat 31 në zonat rurale me 15.333 nxënës në total.

Tendencë rënie rezulton në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit .Sipas statistikave, rënia e numrit të nxënësve varion nga 2.5%-5 %. Lajm i mirë në kētē fillim viti shkollor është se do të hapin dyert dy shkolla të reja me kushte moderne në Bashkinë e Elbasani.


Shtuar 9.09.2024 08:56