Drejtimi i fushatës/ Rama i heq Veliajt kontrollin e Tiranës dhe i jep rol dytësor Ballës

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, e cila ka zgjedhur edhe organet drejtuese të kësaj Partie në qarqe, që do të drejtojnë edhe fushatën për zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në pranverën e ardhshme.

Ndërsa ajo që bën më shumë bujë është qarku i Tiranës, ku Erion Veliaj, i cili ka drejtuar fushatën e PS në dy zgjedhjet e fundit, i është hequr kontrolli, teksa suhet ta ndajë punën në fushatë me Elisa Spiropali dhe Ogerta Manstirliu.

Gjithashtu edhe Taulant Balla do të ketë rol dytësor në fushatë, teksa do të jetë drejtues politik për diasporën.

Deklarata e Ramës:

Për listën që do të votohet nga kjo asamble sot, propozoj, sipas rendit alfabetik, shtatë shokë, nga të cilët pesë do të jenë anëtarë të kryesisë dhe shtatë shoqe, nga të cilat pesë do të jenë anëtare të kryesisë:

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Pirro Vëngu

Pjerin Ndreu

Toni Gogu

Vangjel Tavo

Albana Koçiu

Anila Denaj

Delina Ibrahimi

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Klotilda Bushka

Lindita Nikolla

Sekretariati Ekzekutiv

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve

Evis Kushi – Sekretare e Gruas

Milva Ikonomi – Sekretare e Programit

Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën

Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë

Drejtuesit Politikë

Qarku i Tiranës është jo vetëm qarku me listën më të gjatë të kandidatëve, i cili do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve – më shumë se sa në zgjedhjet e shkuara, po edhe një qark ku mozaiku i bashkive që e përbëjnë, ka nevojë për një vëmendje e organizim të veçantë.

Prandaj barrën e drejtimit politik të qarkut Tiranë do ta ndajnë, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu.

Për qarqet e tjera drejtuesit do të jenë si vijon:

Durrësi – Emirjana Sako

Shkodra – Benet Beci

Lezha – Ulsi Manja

Dibra – Blendi Gonxhja

Kukësi – Pandeli Majko

Elbasani – Arbjan Mazniku

Fieri – Belinda Balluku

Korça – Niko Peleshi

Gjirokastra – Mirela Kumbaro

Berati – Ervin Demo

Vlora – Bledi Çuçi

Diaspora – Taulant Balla